Stivi Kereku, sportisi korçar zuri vendin e tretë në kampionatin kombëtar të atletikës për të rritur në Shqipëri. Klubi korçar pretendon se ndaj sportistit të tyre është bërë një padrejtësi, pasi sipas pamjeve që kanë ofruar duket atleti (me shigjetë) që kalon i pari vijën e finishit.
Klubi i Atletikës së Skënderbeut nuk kursehet me komentet, teksa shprehet se kjo ka ardhur nga dashakeqësia ose injoranca e personave të papërgjegjshëm. "Stivi Kereku Sportisti yne me shigjete nga dashakeqesia ose injoranca e personave te pa pergjeshem qe i kane hequr dhe vendin e pare ne garen e 200 m duke e vendosur ne vendin e 3 gjykoni vete vendin e pare", shkruajnë korçarët.

Poll