Tirana arriti të fitonte 3-0 kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi shkëlqyen në një sfidë plotësisht të dominuar. Pas takimit, i gjithë stafi teknik bashkë me drejtorin sportiv Tefik Osmani kanë zgjedhur të festojnë së bashku në një nga lokalet e Elbasanit.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale, shihen të gjithë ata që punojnë me futbollistët për të mbajtur në këtë formë skuadrën e Tiranës. Nga trajneri Shehi, ndihmësat Karapici dhe Plaku, trajneri i portierëve Osmani, preparatori atletik Janis e deri te drejtori sportiv Osmani. Kujtojmë që bardheblutë gjenden edhe në vendin e parë të Abissnet Superiore, shkëputur 5 pikë nga Partizani ndjekës.
[caption id="attachment_690191" align="alignnone" width="750"] Postimi i Janis[/caption]