Eros Grezda ende nuk është zyrtarizuar nga klubi i Partizanit. Megjithatë fotot që rodhën nga të kuqtë treguan ish lojtarin e Kombëtares me fanelën e kampionëve. Ai ka firmosur kontratën me kryeqytetasit, të cilët kanë preferuar mos ta bëjnë ende publike.
Një përforcim i rëndësishëm për Partizanin që pritet të jetë rival potencial për titullin kampion. Sulmuesi ka zgjedhur të kalojë kohën e lirë në shoqëri të mirë. Në një foto të postuar në rrjetet sociale ai shihet në tryezë me Kristal Abazajn e Tiranës, Endri Çekiçin dhe Odise Roshin.
Me sa duket këta dy të fundit kanë bërë bashkë dy lojtarë të derbit të kryeqytetit, që në fushë janë rivalë të vërtetë, të paktën për nga ngjyrat. Grezda ende s'i ka provuar emocionet e një ndeshje të tillë!
[caption id="attachment_697066" align="alignnone" width="1290"] Kristal Abazaj, Eroz Grezda, Endri Cekici dhe Odise roshi[/caption]