
Stadiumi "Elbasan Arena" është në pritje të takimit të parë të Europa League, ndërmjet Partizanit dhe Sllovan Bratislavës. Drejtuesit e saj kanë testuar tabelën elektronike të stadiumit, në mënyrë që ndeshjen e nesërme mos të ketë asnjë suprizë. Sllovakët e Sllovan Bratislavës, kanë mbërritur mesditën e sotme në Shqipëri. Më pas janë drejtuar drejt stadiumit "Elbasan Arena", për të bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme me skuadrën e Partizanit. Ata kanë postuar në faqen e tyre zyrtare disa foto nga seanca stërvitore e sotme në stadiumin e Elbasanit. Sllovakët duken optimistë për ndeshjen e nesërme, por gjithçka do ta tregojë fusha e lojës.
[gallery columns="1" size="full" ids="10316,10318,10315,10313,10312,10311,10310,10302,10303,10304,10305,10306,10307,10308,10309"]