Flamurtari i Gugash Maganit do të zhvillojë sot në mbrëmje miqësoren e parë sezonale. Kundërshtari nuk është skuadër pa emër, bëhet fjalë për ekipin e shtetit fqinj, Kerkyra. Ndeshja do të luhet në orën 19:00, ndërsa vlonjatët kanë mbërritur sot në qytetin helen.
Skuadra shihet e akomoduar në një nga hotelet e Korfuzit, aty ku do të kalojë dhe natën e sotme, ndërsa nesër do të bëhet udhëtimi për në Shqipëri. Trajneri peqinas në sfidën e sotme do të vëzhgojë lojtarët e ardhur në provë, ndërsa do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tyre pas kësaj sfide.
Poll