Xherdan Shaqiri po i shijon në maksimum pushimet e kësaj vere. Lojtari i Liverpool, është në ishullin grek, Mikonos, nga ku po kalon ditët e nxehta të kësaj vere.
Anësori pati një mbyllje shumë të mirë të sezonit, pasi me Liverpulin e tij, arriti të fitojë Champions League, në finalen ndaj Tottenham (2-0). Shaqiri na karrierë ka fituar 2 tituj të Champions, e para ishte me Bayern Munich.
Gjithashtu, për 27 vjeçarin, e dyshimtë mbetet e ardhmja e tij, pasi mediat britanike kanë shkruar se ai mund të largohet nga Liverpul. Megjithatë, të shohim se çfarë do të ndodhë me mëngjarashin në merkaton e kësaj vere.

Poll