Goli i sotëm i Kristal Abazajt me ekipin e Osijekut i ka kthyer humorin e mirë dhe lumturinë sulmuesit 22-vjeçar kuqezi. Pasi realizoi një debutim ëndrrash me ekipin kroat ndaj Istras 1961, ai reagoi i kënaqur në "Instagram" duke shprehur gëzimin për çlirimin nga ankthi pas 6 muajsh vuajtje në Belgjikë me Anderlechtin.
"Sa shumë pritje për njëmoment kaq tbukur! Jepi kështu, Osijek"
Me golin e sotëm, Abazaj premton se mund të rifitojë formën e dikurshme kur shpërthente me gola me ekipin e Luftëtarit. Nëse ruan këtë ecuri, ai mund të zërë vend në krah të Armando Sadikut në Kombëtare.
Postimi i Abazajt
Poll