Tirana arriti të merrte një fitore të pastër 0-2 ndaj Dinamo Tibilit duke siguruar kështu kualifikimin për në turin e dytë të Champions League. Torassa dhe Ismailgeci ishin autorët e golave që i siguruan kështu kalimin për në turin e dytë bardhebluve. Mbrojtësi Kristi Vangjeli pas fitores ndaj Dinamo Tibilisit i është kundërpërgjigjur këngëtarit Elton Deda. Ky I fundit e akuzoi lojtarin e Tiranës për gafën e bërë në finalen e Kupës ndaj Teutës.
"Vangjeli, ky huqs i madh. Kisha kohë pa parë teatër. Ju lumtë", shkruan fillimisht Deda i pasuar nga komentet e tifozëve të tjerë. Më poshtë vijon: "E pashë nga mesi i pjesës së parë deri në fund. Tirana ishte shkrehur. Por, derisa ishte 1-0 mund të kthehej. Gabimi i Vangjelit m'u duk pak teatër se ishte foshnjërak. Mbase jam gabim, por shumë turbull luajtën. Durrësi luajti më mirë", shton më tej Deda, ndërsa në fund e mbyll: "Super gafë e Vangjelit dhe ata e mbyllën ndeshjen. Gjithësesi forever Tirona", ishte postimi i Elton Dedës.
"Jeto i qetë Elton", shkruan Vangjeli në postimin e tij duke e shoqëruar videon me një nga këngët e këngëtari Elton Deda duke i kthyer kështu përgjigje pas atyreve akuzave disa javë më parë.
