Tirana luajti kundër Vllaznisë, ndeshjen e vlefshme për finalen e tretë të play-off në basketboll për meshkuj. Bardheblutë fituan me rezultatin 87-80, duke u shpallur pas 5 vitesh kampionë Shqipërie.
Të pranishëm në këtë sfidë ishin edhe "Fanaticsat" të cilët tashmë kanë bojkotuar skuadrën e futbollit dhe në çdo ndeshje të basketit kanë qenë prezentë. Ditën e sotme përmes një shkrimi në "Facebook", KB Tirana ia dedikon fitoren tifozëve dhe tifogrupit "Tirona Fanatics".
"Sot eshte nje dite shum e vecante, sepse i gjithe qyteti eshte zgjuar si Kampioni i Shqiperise.
Deshirojme te falenderojme ata njerez qe pa te cilet nuk do ishte arritur i gjith ky sukses.
Se pari falenderojme Drejtorin e SK Tiranes Piro Koleka qe ne 16 muaj ne kete post ka kthyer Tiranen aty ku e ka vendin. Nga 12 sporte ne 9 jemi Kampione Kombetare.
Falenderojme zemren e ekipit, lojtarin e 6 ne parket Tirona Fanatics, qe me mbeshtetjen e pa lodheshme na ndihmuan te fitonim te tre kupat kete vit.
Lojtaret nga i pari tek i fundit, qe dhan gjithcka per kete fanelle, duke ditur mire peshen qe kane ngjyrat bardheblu.
Te gjith stafin teknik, menaxheret, doktorin, magazinierin dhe te gjithe ata qe skane rreshtur se punuari nga gushti e deri me sot.
Bashkine e Tiranes per perkrahjen dhe kushtet e mundesuara. Ne vecanti Kryetarin e saj Z.Erion Veliaj
Kete kampionat ja dedikojme te gjithe atyre qe na kane mbeshtetur dhe besuar, por ne vecanti Tirones se vertete "Tirona Fanatics", shkruajnë ata në "Facebook".