Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ TIRANA lë pas fitoren me ILIRINË, optimizëm dhe përgatitje intensive për transfertën shkodrane

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ TIRANA lë pas fitoren me ILIRINË, optimizëm dhe

Skuadra e Tiranës ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore të planifikuar nga stafi teknik para ndeshjes kundër Vllaznisë. Bardheblutë triumfuan të shtunën me rezultatin e pastër 3-0 kundër Ilirisë, ndërsa sot të gjithë futbollistët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ze Maria për t'u përgatitur për transfertën shkodrane.

Grupi ishte i plotë, përveç Binguilës që vijon të stërvitet i diferencuar. Gjithashtu në sy bie atmosfera pozitive brenda skuadrës, ku të gjithë janë besimplotë se nga Shkodra do të kthehen të kualifikuar në turin tjetër.

Kujtojmë që në sfidën e parë, bardheblutë triumfuan me rezultatin 2-0 kundër Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka. Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën në orën 13:00, në stadiumin "Loro Boriçi".

[gallery columns="1" size="full" ids="180418"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga