Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/  Te Partizani "harrojnë" titullin, festohet me tortë dhe luleshtrydhe për titullarin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/  Te Partizani "harrojnë" titullin, festohet me

Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve me Korabin. Pas kësaj seance klubi i kuq ka menduar t'i bëjë një surprizë simbolike mesfushorit të  skuadrës, Lorenc Trashit. Ky i fundit ka festuar sot 25-vjetorin e tij të lindjes dhe për këtë ai ka marrë një tortë nga stafi i të kuqve. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit bënte me dije:

" Ekipi ka festuar sot 25 vjetorin e lindjes së Lorenc Trashit. Ceremonia festive është organizuar në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” pasi ekipi ka përfunduar edhe seancën e sotme stërvitore. Drejtues, Stafi dhe Lojtarët kanë uruar në këtë ditë speciale mesfushorin e kuq", përfundon njoftimi i Partizanit.

Kujtojmë që Partizani luan të dielën ndaj Korabit në kuadër të javës së 35-të, në orën 17:30 në stadiumin "Selman Stërmasi". Të kuqtë pothuajse kanë dalë jashtë objektivit për titull dhe vetëm një mrekulli mund të sillte trofeun e munguar në kryeqytet.

[gallery columns="1" size="full" ids="111539,111541"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga