
Jasir Asani ishte një nga lojtarët protagonistë në këtë gjysmë të parë të sezonit me skuadrën e Partizanit.
Mesfushori i të kuqve tashmë ka marrë pushimet dhe ndodhet pranë familjes në Maqedoni. Megjithatë ai kërkon të mos humbë formën aktuale, ndaj ka nisur stërvitjen edhe në prag të festave të fundvitit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 23-vjeçari shihet në një palestër duke u stërvitur me instruktorin personal. Viti 2018-të ishte i mrekullueshëm për mëngjërashin, ndërsa në 2019-tën pritet të bëjë hapin e madh, pse jo duke u transferuar në një skuadër të njohur europiane.
[gallery size="full" columns="1" ids="312952"]
Poll