Mbrëmjen e djeshme vëmendjen kryesore e mori kombëtarja shqiptare që u përball me Poloninë në Varshavë. Sfida përfundoi 1-0 në favorin e kombëtares vendase, takim që ishte i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024.
Në shkallët e stadiumit ishim të pranishëm edhe tifozë shqiptar që kanë udhëtuar kilometra të tëra për të parë kuqezinjtë e Sylvinhos. Mes mbështetësve të kombëtares kishte edhe nga ata që janë tifozë edhe të Luiz Ejllit të Big Brother Vip Albania.
Njëri prej tyre madje shpalosi edhe një pankartë, duke bërë që Luizi të ishte “prezent” edhe në Poloni. Këngëtari shkodran është një nga banorët e preferuar të gjithë shqiptarëve, teksa fama e tij ka kaluar kufijtë.
Tifozi nga Gjakova, i quajtur Valon Nura, i cili jeton dhe punon në Çeki, bëri që Luizi për një moment të “largohet” nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe të “shikojë” ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë.
“Fansi i flaktë i Luizit”, ka shkruar tifozi në pankartë.
[caption id="attachment_686320" align="alignnone" width="580"] Tifozi, Nura me pankarten per Luiz Ejllin[/caption]