Për më shumë se shtatë ditë Rally Albania zhvilloi garat në territorin shqiptar. Me 120 garues nga 15 vende të botës gara e makinave dhe motorrave për terrene të vështira uli siparin për Shqipërinë dje.
Gjithçka startoi nga Tirana me ceremoninë e hapjes në datën 11 në qendër të qytetit për të vijuar pastaj në shumë qytete të Shqipërisë. Nga Puka drejt Linit, dhe nga Lini drejt Vlorës për tu kthyer sërisht në Tiranë. Gara që dhuruan gjithçka , nga aksidentet dhe daljet nga rruga që në garat e para , kushtet atmosferike të vështira deri te pamjet fantastike që na u ofruan nga bregdeti i Vlorës.
Një nga qëllimet kryesore të këtij eventi është edhe evidentimi i vlerave natyrore që Shqipëria ofron.
Ky ka qenë dhe kalendari i garave që janë zhvilluar :
12 qershor nisja nga Tirana drejt Pukës , distanca 340 km
13 qershor gara do të zhvillohet në Pukë,210 km
14 qershor Pukë – Lin,285 km
15 qershor Lin-Vlorë,320 km
16 qershor gara do të zhvillohet në Vlorë ,90 km
17 qershor Vlorë-Tirana,530 km
18 qershor gara do të zhvillohet në Tiranë,110 km
18 qershor ora 20 ceremonia e mbylljes.
Gara është fituar për edicionin e 10-të rradhazi nga skuadra e Albania Shaczi.