Argjentina arriti të fitonte Kupën e Botës në Katar duke u shpallur kështu edhe kampionë e botës. Një arritje historike sidomos për Lionel Messin, i cili koleksionoi kështu një nga trofetë që i mungonte në muzeun e tij.
“Pleshti” ka treguar edhe njëherë se nuk është vetëm një kampion në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Sulmuesi i PSG-së ka vendosur t’u dhurojë 35 shokëve dhe stafit të Argjentinës nga një IPHONE 14s i cili është i gjithi në ar.
Të gjithë telefonat do të përsonalizohen për secilin pjesëtar, duke u gdhendur mbi të emri dhe numri përkatës për çdo lojtarë dhe logoja e kombëtares.
Raportohet se shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe shtatë herë futbollisti më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA, i shpenzoi afro 200 mijë euro (196 mijë) për t’i shpërblyer shokët e Kombëtares.
[caption id="attachment_682715" align="alignnone" width="240"] Iphone 14s i personalizuar per Messin[/caption]
[caption id="attachment_682716" align="alignnone" width="240"] Iphone 14s te personalizuar[/caption]