Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Përgatitën këngë për të festuar titullin kampion, lojtari i Teutës "tallet" me Vllazninë: Ça do bëjnë tani, apo do të bëhet hit veror

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia nisi pak ditë më parë përgatitjet për një këngë të re që do të përdorej për të festuar titullin kampion. Në rrjetet sociale u zbuluan disa momente nga klipi që do të këndohet nga këngëtari i njohur shkodran, Bujar Qamili. Me humbjen ndaj Kukësit, Vllaznia u largua edhe më shumë nga vendi i parë e tani diferenca me Teutën kryesuese është 5 pikë.

Lidhur me këtë këngë të përgatitur nuk kanë munguar as "thumbimet". Përmes një postimi në rrjetet sociale, kapiteni i Teutës, Renato Arapi është shprehur se çfarë do të bëjnë te Vllaznia me këtë këngë pasi fitimi i titullit duket një mision I pamundur.

"Po me atë këngën që përgatitën ça do bëjnë tani..apo ecim si gjithmonë... hit veror", shkruan Arapi duke vendosur edhe një emoji duke qeshur.

LEXO EDHE:https://newsport.al/video-bujar-qamili-zbret-ne-loro-borici-vllaznia-pergatit-kengen-per-titullin-kampion/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga