Nesër në orën 19:00 do të luhet ndeshja e kthimit në Champions League mes Qarabagut dhe Partizanit, e vlefshme për raundin e parë eleminator të këtij komepticioni.
NJë ditë para takimit, duket se ka filluar edhe "lufta e ftohtë" mes ekipeve. Azerët, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkruajnë se janë gati për sfidën e nesërme. "Jemi gati". Vetëm dy fjalë, si për të nënkuptuar që edhe fokusimi është shumë i madh për këtë sfidë.
Ndryshe se ç'do të dhurojë fusha e lojës, por Partizani shkon disi më i favorizuar nga rezultati, sepse nuk pësoi gol në shtëpi, ku gjithçka u mbyll 0-0 në "Selman Stermasi". Të kuqve do umjaftonte edhe një barazim 1-1 për të kaluar në raundin e dytë të Champions League.
