Roma dhe Feyenoord luajnë më 25 maj ora 21:00 finalen e Conference League. Ndeshja do mbahet në “Air Albania” dhe me dhjetra mijëra tifozë italianë dhe holandezë priten në mbështetje të ekipeve respektive.
Tifozët e Lazios nuk kanë ngurruar të thumbojnë para sfidës rivalët e përbetuar, duke u thënë atyre të Romës të qëndrojnë në Durrës në mënyrë që të shmangin konfrontimin me holandezët.
“Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruhet në pankartën e hapur nga tifozët e Lazios.
Rivaliteti në qytetin e Romës është i madh mes dy skuadrave dhe lacialët mundohen në një mënyrë, të kthejnë në kujtesë trazirat e mëparshme në Itali mes tifozëve të Romës dhe atyre të Feyenoord.
