Man United do të luajë në orën 17:30 sfidën e radhës në kampionat ndaj Liverpool. Pak orë para këtij takimi, tifozët e United janë futur brenda në fushë. Tifozët janë të irrituar me klubin dhe drejtorin Grazer.
E gjitha kjo ka ardhur pasi United vendosi të merrte pjesë në Superligën Europiane, por edhe për gjendjen jo të mirë që skuadra ka në vitet e fundit që pas largimit të Ferguzon. Një ngjarje e pazakontë që ndodh në stadiumin “Old Tramford” pak orë para ndeshjes ndaj Liverpool.
