
Bledian Rizvani është një nga emrat e njohur të kampionatit shqiptar. "Gardiani" i skuadrës së Erzenit pësoi një dëmtim në gju dhe rikuperimi i tij mund të kryhej vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Sot, ish-futbollisti i Teutës ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon se gjithçka ka shkuar mirë.
Ai shfaqet me patericë dhe me këmbën e fashuar, ndërsa në diçiturë shkruan: " Elhamdulilah gjithçka shkoi mirë". Në këtë sezon futbollistik 32-vjeçari është aktivizuar vetëm 61 minuta ndërsa tashmë i duhen disa muaj që të rikthehet sërish në fushë.
[gallery columns="1" size="full" ids="172986"]
Poll