
Ernest Muçi ishte emri surprizë i cili nuk figuronte në listën e trajnerit Sylvinho për ekipin e Kombëtares shqiptare që do të përballet me Poloninë më 27 mars për ndeshjen e parë në kualifikueset e Euro 2024. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen këtë sezon me Legian pikërisht në Poloni, në stadiumin ku do të luhet edhe ndeshja.
Sot ish-lojtari i Tiranës feston 22-vjetorin e lindjes dhe mes qindra urimeve të marra nuk mund të mungojë një edhe nga FSHF ku me anë të një postimi në rrjete sociale, Federata uron ish-kapitenin e ekipit Shpresa.
Pavarësisht se nuk u ftua, Muçi është një nga 70 lojtarët që ndiqet nga trajneri Sylvinho dhe stafi kuqezi dhe në konferencën e djeshme, tekniku brazilian theksoi se beson në aftësitë e tij dhe lojtarëve të tjerë që nuk u thirrën si Çekiçi apo Roshi.