Futbolli Europian është padyshim një ndër më të bukurit në botë. Rivaliteti ndërmjet skuadrave është tepër i madh, dhe nëse në një moment nuk je në formën më të mirë,atëherë rrezikon të biesh nga kategoria.
Vetëm 20 skuadra të mëdha nuk kanë rënë asnjëherë në një kategori më poshtë.
Bëhet fjalë për skuadra të mëdha, të cilat kanë bërë edhe histori në futboolin Europian.
Në Spanjë, Atletico Bilbao, Barcelona dhe Real Madrid, asnjëherë nuk kanë rënë nga kategoria.
Në Itali, vetëm Interi është skuadra që akoma nuk ka rënë në Serie B.
Në Gjermani, është surprizë që ekipi i Hamburgut është i vetmi i cili ka mundur të mbijetojë dhe mopstë bjerë asnjëherë në një kategori më poshtë.
Në portugali gjithashtu janë 3 skuadra që nuk kanë rënë në të dytëm, Porto, Benfica, dhe Sportingu.
Në Holandë gjithashtu emrat më të njohur nga ky shtet nuk kanë rënë në kategori më poshtë, Ajax, Feynoord, PSV dhe Utrecht.
Në Greqi janë PAIK, Olimpiakos dhe Panathinaikos.
Në Turqi, janë 3 ekipet që rivalizojnë gjithmonë njëra tjetrën, Fenerbahçe, Galatasaray dhe Besiktas.
Në Skoci vetëm Aberdeen dhe Celtic.