Jose Mourinho do të jetë trajneri i Romës nga sezoni i ri. Lajmi është bërë zyrtar pak javë më parë, ndërsa tifozët kanë nisur të ëndërrojnë. Ata besojnë se me ardhjen e "Special One", Roma do të rikthehet të luftojë për titullin kampion.
Tifozët janë apasionuar aq shpejt me Mourinho saqë njëri prej tyre ka shkruajtur emrin e trajnerit në një prej rrugëve të kryeqytetit. Tashmë në Romë një prej rrugëve mban emrin e Mourinhos edhe pse është shkruajtur nga një tifoz.

Poll