Sitivian Janku është një nga lojtarët e njohur të Abissnet Superiore, i cili këtë sezon po kontribuon për fanelën e Bylisit. Shtatlarti ka njohur progres në lojën e tij vit pas viti, ndërsa me Edy Rejën arriti të provonte edhe shijen e kombëtares shqiptare.
Ish-trajneri italian e grumbulloi në skuadër për sfidat miqësore të kuqezinjve, prej cilësive të treguara në fushë. Siç duket sot ai është bërë nostalgjik për Kombëtaren duke postuar një foto gjatë një seance stërvitore me kuqezinjtë.
Duket si një mesazh për trajnerin Sylvinho, që ndofta duhet t’i kthejë sytë edhe nga kampionati shqiptar për përballjet e radhës të Shqipërisë. Këtë sezon shtatlarti është aktivizuar në 20 ndeshje me skuadrën ballshiote.
[caption id="attachment_688411" align="alignnone" width="771"] Postimi i Jankut[/caption]