Një pilot helikopteri në Argjentinë ka përjetuar ndoshta momentet më emocionuese të jetës së tij ditën e sotme. Teksa përgatitej për një fluturim tjetër rutinë, në bordin e helikopterit të tij vijnë tre yjet e Argjentinës, Leo Messi, Angel Di Maria dhe Paolo Dybala.
Treshja që janë kampionë të “freskët” të botës, po shijojnë pushimet e tyre dhe pas emocioneve dhe adrenalinës në finalen e Kupës së Botës, si duket nuk u ka mjaftuar dhe po kërkojnë më shumë në ajër.
Piloti Armando Ferretti nuk ka humbur mundësinë për të shkrepur një foto të shpejtë të cilën me siguri do ta ruajë si një nga momentet që nuk do të dëshironte të harronte kurrë.
[caption id="attachment_673101" align="alignnone" width="263"] Messi, Di Maria dhe Dybala surprizojne pilotin e helikopterit[/caption]