Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Nga TIRANA në DURRËS, gjyqtari i SUPERIORES me dy "misione" brenda ditës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Nga TIRANA në DURRËS, gjyqtari i SUPERIORES me dy

Ermal Barushi ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar nga FSHF-ja për diplomimin e 75 kursantëve për gjyqtar futbolli. Së bashku me krerët e tjerë të Federatës, arbitri i njohur ka ndjekur nga afër momentin kur 75 të rinj dhe të reja kanë marrë diplomat e tyre pas një kursi disa-javor.

Sot, newsport.al raportoi të gjithë gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në katër sfidat e Kupës së Shqipërisë. Në një nga këto takime, është përcaktuar që arbitër anësor të jetë Ermal Barushi. Në ndeshjen Teuta-Skënderbeu, ai do të jetë asistent ndërsa gjyqtar kryesor Ardian Beqiri.

Brenda një dite, arbitri i njohur diplomon pasardhësit e tij, ndërsa nga ana tjetër vendos drejtësi në një ndeshje interesante siç është përballja e durrsakëve me korçarët. Takimi mes Teutës dhe Skënderbeut zhvillohet në orën 14:00, në stadiumin "Niko Dovana".

[gallery columns="1" size="full" ids="199024"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga