
Laçi U-13 është shpallur nënkampion në Abissnet Superiore, teksa kanë siguruar vendin e dytë në këtë kategori. Ata mposhtën me shifrat 1-0 Dinamon. Me 14 fitore, 8 barazime dhe 5 humbje, ekipi kurbinas ka prezantuar paraqitje të denjë, ndërsa Tirana është shapllur kampione .
Ja postimi i plotë i ekipit të Laçit në rrjetin social “Instagram”:
“FK Laçi U-13 ka finalizuar me suksese sezonin 2024/2025 në kampionatin Abissnet Superiore U-13, duke siguruar vendin e dytë në renditjen dhe duke u shpallu kështu skuadra nënkampione e kësaj kategorie.
Me 14 fitore, 8 barazime dhe 5 humbje, ekipi ynë ka dhuruar paraqitje dinjitoze duke dhënë siguri edhe për të ardhmen e bardhezinjve. Urime çunave me në krye trajnerin Altin Biba! Suksese të tjera na presin”.