Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FOTO/ Nga Shqipëri në karantinë në Kosovë, Sebino Plaku zbulon kushtet në qendrën studentore: Jemi 6 futbollistë që po qendrojmë këtu, më ndodhin gjithmonë këto “kurthe”

Shkruar nga NEWSPORT

Sebino Plaku po qendron në izolim të plotë në Kosovë sëbashku me 5 futbollistë të tjerë shqiptar që kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Kosovës. Futbollistët kanë kryer testet e Covid-19 dhe kanë dalë të gjithë negativ, ndërsa duhet të qendrojnë për 7 ditë në qendrën studentore e më pas 7 ditë të tjera në shtëpi. Në një intervistë për “Top-Channel”, Sebino Plaku zbuloi kushtet e karantinës dhe kohën që duhet të qendrojnë të izoluar.

“Ka qenë ditë e mirë pasi sot kemi bërë testet dhe presim përgjigjet që shpresoj të jenë negative dhe të fillojmë stërvitjen. Ne erdhëm në qendrën studentore me idenë që do të bëjmë vetëm rregjistrimet dhe do të vetëizoloheshim pasi dokumetacioni do të vinte ditën tjetër.

Në momentin që u rrëgjistruam na thanë që nuk mund të dilnim për 7 ditë, por duhet të respektonim karantinën. Më ndodhin gjithmonë mua këto kurthe. Nuk po them që është kurth pasi na kanë pritur mirë dhe na kanë ndihmuar. Mendoj se ishte më shumë mungesë informacioni sesa kurthë”.

Jemi 6 veta që po rrimë këtu. Është Progni, Jonuzi, Ruçi, Rrapo, Veliu që po qendrojmë këtu. Kampionati ka arritur marrëveshje për të nisur në datë 7 qershor.

Vendi ku zhvillohet stërvitja e 6 lojtarëve.
Dhoma e gjumit.
Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga