Pas ceremonive zyrtare të pritjes nga zyrtarët më të lartë të vendit, futbollistët e ekipit tonë kombëtarë që u kthyen nga Franca, kanë festuar deri në orët e vona të mesnatës në club “Folie”.
Ndryshe nga festimet e mëparshme, kur djemtë e Kombëtares rrethoheshin nga vajzat VIP, apo ato që kryesojnë rrjetet sociale për format seksi, këtë herë janë argëtuar në prani të vajzave të panjohura. Edhe pse fillimet e festës mund të konsideroheshin paksa “nxemje” për futbollistet seksi të Kombëtares, me kalimin e kohës ata shtonin dozën e alkoolit dhe të çlirimit nga serioziteti.
Paparaci i “Panorama Plus” ka mundur t’i fotografojë në momente të vërteta shfrenimi. Të dehur, jo vetëm nga alkooli, por edhe nga femrat. Sulmuesi Armando Sadiku, autori i golit me Rumaninë, ka qenë ai më i lakmuari nga vajzat e pranishme, të cilat dukej se ishin vënë në garë gjatë mesnatës se kush më shumë e kush më pak ta bënte për vete. 25vjeçari nga Elbasani është treguar i kujdesshëm në afrimitetin me to, pavarësisht ndonjë gote alkool më shumë. Edhe për faktin se ai ra pre e thashethemeve për lidhje të fshehtë me vajzën modele të ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani.