Skuadra e Al Nassr ku luan ylli portugez Cristiano Ronaldo u përball ndaj Al Khaleej të Sokol Cikalleshit, ndeshje që u mbyll me rezultatin 1-1. Futbollisti Kombëtares luajti gjatë gjith sfidës ku së bashku me shokët e tij arritën të ndalin me sukses portugezin.
Por për sulmuesin shqiptarë nuk ishte kjo e vetmja surprizë, pasi në shkallët e stadiumit ai kishte një tifoz shumë special.
Lioni, djali i 32-vjeçarit për herë të parë po shikonte të atin nga shkallët e stadiumit. Ka qenë vetë bashkshkortja e lojtarit që e ka ndarë një foto nëpërmjet një postimi në InstaStory.
“Hera e parë e Lionit në stadium”, shkruan ajo.
[caption id="attachment_691832" align="alignnone" width="378"] Djali i Cikalleshit ne stadium duke ndjekur te atin[/caption]