Mourinho ka nisur pushimet, pasi i siguroi Romës trofeun e Conference League dhe marrjen pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm. “Mirupafshim Roma”, shkruan Mourinho në rrjetin social Instagram, ku ka bashkangjitur foto nga aeroporti.
Roma fitoi 1-0 finalen e Conference League ndaj Feyenoord, të luajtur në “Arenën Kombëtare” më 25 maj. Mjaftoi goli i pjesë së parë, për t’i dhënë trofeun e parë europian në histori klubit verdhekuq.
Meritat kryesore i mbeten “Special One”, i cili ja doli si në klubet e tjera të gdhendë emrin e tij. Pushimet vijnë në momentin më të mirë dhe komentet pozitive në postim janë të shumta nga ndjekësit e tij.

Poll