Klubi i Beneventos, ku bëjnë pjesë dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj nuk po gjen dot rrugëzgjidhje për të dalë nga kriza e rezultateve negative. Për këtë ka menduar modelja e njohur kroate, Nina Moriç. Bukuroshja i ka bërë një letër presidentit të klubit të Beneventos, ku zbulon formulën për të dalë nga kriza e cila ka përfshirë ekipin italian këtë sezon.
Letra e plotë e Nina Moriç:
"Egrexho Vigorito, Benevento e tij këtë vit, në eksperiencën e parë në Serinë A u nis si një skuadër simpatike, por dihet. Në këtë botë mund të kalosh nga simpatik në të turpshëm në një kohë shumë të shkurtër. Të jemi të qartë, askush nuk priste një kampionat në stilin Leiçester, por as këtë dështim nuk e prisnim, 0 pikë në 14 ndeshje. Nuk duhet ndonjë gjeni për të kuptuar që më keq se kaq nuk mund të shkonte. E nisim nga një supozim, President. Ajo që po ju shkruan nuk është një femër e bukur dhe budallaqe, ashtu siç media dëshiron të më paraqesë.
Unë, përveçse gabova që e gjeta bashkëshortin në moshën 16-vjeçare, nuk kam gabuar shpesh në jetë. Doja të isha modele dhe kam fi tuar dy herë si bukuroshja e vitit, çmimi më i lartë për një modele. Kur bëheshin para me paparacët, unë kam 'shitur' më shumë se kushdo tjetër. Kur bëheshin kalendarët, dy kalendarët e mi janë akoma në 2 vendet e para të klasifi kimit për shitje. Kur në TV qarkullonin shumë para, unë kam qenë pjesë 2 herë e 'Ishullit të famshmëve' dhe 'Bagaglino'. Tani që ekzistojnë edhe rrjetet sociale, kam një profi l 'facebook'-u me raportin ndjekës-komente më të lartin në botë.
Prej tetë muajsh kam vendosur të merrem me një projekt politik, i cili është një lëvizje që shumë pak njerëz e njohin. Ai do të merrte 8% të votave në Luka dhe Todi, 9% në Ostia. Nëse do të isha murgeshë, do ta kisha bërë Papën femër. Duke nisur këtë projekt, në katër vitet e ardhshme mund të arrijmë të shkojmë në fi nalen e Ligës së Kampionëve. Për të qenë të qartë, jo gjithçka që kam arritur në jetë është meritë e imja, por janë dy gjëra: Ose kam shumë fat dhe kudo që shkoj arrij sukses, ose shoh larg. Por më mirë le të dalim në çështjen kryesore dhe të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë:
-Në fillim duhet të largojmë nga skuadra disa të huaj, sepse fakti që kemi 0 pikë do të thotë që ata nuk mund të 'spostojnë' ekuilibrat, për të përdorur një frazë në versionin Leonardo (jo piktori... L e o n a r d o Bonuçi). Më mirë t'i sheshim në Kinë për të bërë më shumë para.
- Bëjmë ndonjë shëtitje bashkë dhe flasim me Juventusin, Interin dhe Napolin dhe u kërkojmë 4-5 lojtarë të rinj, nga ata që vrapojnë dhe nuk ankohen në fushë. Mua nuk do të më thonë jo.
- Shkojmë të marrim edhe 2 lojtarë të huaj superpremtues në akademinë e PSG-së ose të Realit. Për shembull, mua sheiku nuk do të më refuzojë. Këtë jua siguroj.
- Pastaj bëjmë një projekt ekonomik interesant, nuk e di çfarë konkretisht, por në Jordani dhe në Irak kam kontakte me persona të nivelit të lartë dhe mund të shkojmë kudo. Ka shumë persona që më kanë thënë që duan të futen në botën e futbollit. Bëjmë 2-3 shkëmbime huazimesh dhe dërgojmë andej ndonjë italian që ka luajtur shumë pak te Benevento që të jenë protagonistë në këto kampionate dhe në Kupën e Azisë. Ky operacion në termat e marketingut do të ketë avantazhe që ju nuk mund t'i imagjinoni. Mos mendoni se Barcelona e ka UNICEF-in si sponsor për humanitetin?
Është një mënyrë publiciteti: fëmijë që po vdesin urie kanë fanellën e Mesit mbi shpatullat e tyre, atë të Maskeranos e përdorin si mbulesë tavoline. Në Irak e duan Barcelonën. Të varfrit publikojnë dhe të pasurit blejnë, udhëtojnë, shpenzojnë për fanella, hapin dyqane të dedikuara për skuadrën e tyre. Këta fëmijë duhet të shëtisin gjithashtu edhe me fanellën e Beneventos, nëpër lokale duhet të paguajnë për të parë ndeshjet e Beneventos dhe kur të rriten duhet të na vizitojnë. Unë nuk dua asgjë në shkëmbim, dua vetëm që skuadra të shpëtojë, nuk dua para. Nuk më kanë interesuar ato. Le ta provojmë... më keq se kaq", ka shkruar Moriç në profilin e saj në Facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="176038,176039,176040,176041,176042"]