Milan është në kërkim të një portieri në merkaton e verës e mesa duket Pepe Reina është një nga më favoritët për kampin kuqezi. Portieri i Napolit mund t'i bashkohet Milanit si transferim i lirë në fund të sezonit, për të zëvendësuar Gianluigi Donnarumman.
Italiani i talentuar mund të largohet nga Milani pas përfundimit të sezonit, e spekulimet janë rritur edhe më shumë pas deklaratave të bëra së fundi nga agjenti i lojtarit, Mino Raiola. Lajmin për interesimin për Reina, e ka konfirmuar drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli.
"Ne e kemi informuar Napolin se dëshirojmë të flasim me agjentin e Pepe Reina, sepse duam ta shohim mundësinë që lojtarin ta sjellim në Milan", ka deklaruar Mirabelli për 'Sky Sport Italia'