Rey Manaj ishte risia e Barcelonës në listën e sotme të bërë publike nga klubi për ndeshjen e nesërme ndaj Getafes. Pas disa stërvitjesh me klubin e parë dhe ndeshjeve me ekipi B, sulmuesi I Kombëtares është thirrur për herë të parë nga trajneri Setien në 18-shen e skuadrës. Në vështirësi për sulmuesi, Manaj I bashkohet Messit, Griezmann dhe Fati që janë 3 lojtarët e vetëm për këtë repart. Mediat spanjolle I kanë bërë jehon thirrjes së Manaj nga ekipi I parë I Barcelonës duke e cilësuar sit ë rejën më të madhe nga katalanasit. Lidhur grumbullimin e shqiptar ka folur dhe trajneri Setien në konferencën për shtyp I pyetur nga gazetarët.
Rey Manaj? "Ai është një lojtar me karakteristika të ndryshme. Unë mendoj se ai mund të na japë shumë gjëra pozitive në skuadër. Kjo është arsyeja pse ne e kemi përfshirë atë në grumbullim. Duke pasur parasysh mundësinë që diçka mund të ndodhë, ne kemi një zëvendësim që mund të na vijë në ndihmë kur hynë Abel dhe lojtarët e tjerë", u shpreh Setien.


