Skuadra e Llapit në Superligën e Kosovës ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Dardan Jashari, pas disa viteve së bashku. Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", klubi e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë, duke e quajtur si shembull si luftohet për ngjyrat e klubit.
"KF Llapi dhe mbrojtësi Dardan Jashari me marrëveshje të dyanshme kanë ndarë rrugët duke përmbyllur kështu një kapitull 4 vjeçar e gjysmë, ku së bashku kaluam çdo sfidë nga Liga e Parë e deri te këto tre vite e gjysmë në Superligë. Kontributi i Dardanit për klubin është shembull se si duhet të luftohet për ngjyrat e klubit, andaj përmes këtij postimi ne falenderojmë atë për kohën e mrekullueshme të kaluar tek ne. Suksese në karrierë Dardan Jashari."