Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FOTO/ Lider absolut te Napoli, Amir RRAHMANI rreshtohet mes më të mirëve në Itali

Shkruar nga NEWSPORT

Amir Rrahmani po kalon një sezon fantastik me Napolin teksa titullin kampion e kanë në “xhep” pasi janë plot 12 pikë larg Interit të vendit të dytë ndërsa jemi vetëm në gjysmën e kampionatit. Rruga është ende e gjatë por nga java në javë, napoletanët “shtypin” këdo që i del përpara.

Mbrojtësi kosovar është kthyer në një lider pas largimit të Koulibaly duke patur një rritje të konsiderueshme të nivelit të lojës dhe për trajnerin Spalletti është shumë i rëndësishëm pasi ai flet gjatë gjithë kohës në fushë duke inkurajuar dhe udhëzuar shokët e ekipit.

Në fitoren e fundit 0-3 në transfertë ndaj Spezia, Rrahmani ishte ndër më të mirët në fushë duke qenë një nga faktorët kryesor të mos pësimit të golave. SofaScore, në zbardhjen e formacionit të javës, e ka vendosur kosovarin në qendër të mbrojtjes me notën 7.8.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga