Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

FOTO/ Kundërshtari historik rrëzohet në ligën e dytë, tifozët e Shkëndijës ironizojnë në rrugë

Shkruar nga NEWSPORT

Vardari i Shkupit është rrëzuar nga Superliga në Maqedoninë e Veriut. Skuadra kampione e sezonit të shkuar ka pësuar një ndryshim drastik në financa, teksa zyrtarisht do luajnë në ligën e dytë. Shkëndija kampione e këtij sezoni ka ngritur peshë zemrat e tifozëve, me këta të fundit që kanë pritur rivalët me pankarta.

"Liga e Dytë", shkruhej në autostradën ku kaloi skuadra e Vardarit. Duket se tifozët kanë reaguar në këtë mënyrë pas thirrjeve anti-shqiptare që tifozët e Vardar bënë vitin e shkuar në vendin fqinj. Tanimë me petkun e kampionit, Shkëndija dhe dy skuadra të tjera shqiptare (Shkupi dhe Struga) do përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Europë.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga