Ekipi i Skënderbeut ka bërë një punë mjaft të mirë vitet e fundit, teksa ka arritur të luajë dhe në nivele të larta të futbollit, siç është Europa League.
Por futbolli, nuk është sporti i vetëm i zhvilluar në Korçë. Bashkia e Korçës ka ndërtuar një kompleks sportiv mjaft modern, që është i denjë dhe për vendet europiane.
Në këtë kompleks, përfshihen disa fusha futbolli, basketbolli, volejbolli, madje dhe tenisi. Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, është shprehur se ky kompleks është investim fantastik për të rinjtë.
"Kompleksi Sportiv në Korçë - investimi më fantastik për të rinjtë e apasionuar pas sporteve dhe sportistë profesionistë. Kalo kohë cilësore, JETO SHËNDETSHËM", shkruan Filo në Facebook.