Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic do të zhvillojë një turne miqësor në Kazakistan.
Ky program takimesh miqësor do të fillojë nga data 4 shtator edhe deri në datën 8 shtator ku do të shpallet lista përfundimtare edhe fituesi.
Trajneri ka grumbulluar 23 futbollistë të cilët do të jenë në vëzhgimin e tij. Ata që do të bindin trajnerin do të kenë një vend në listën përfundimtare të kualifikueseve të ekipit kombetar për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në muajin tetor.
Turneu që do te zhvillohet në Kazakistan do të ketë në përbërje dy grupe me 4 ekipe përfaqësuese.
Grupi A
Kazakistan, Turkmenistan, Shqipëria dhe Gjeorgjia
Grupi B
Kirgistani, Taxhikistani, Rusia dhe Uzbekistani
Më poshtë do të gjeni përballjet që do të zhvillojë Shqipëria në këtë turne:
4 shtator ora 14:00 Shqipëri-Gjeorgji
5 shtator ora 17:30 Kazakistan-Shqipëri
7 shtator ora 14:00 Turkmenistan-Shqipëri
8 shtator play-off dhe finalja