Ditën e djeshme Kamza u mund në shtëpi ndaj Partizanit me rezultatin 0-1, me një gol të shënuar me goditje dënimi nga Bruno Telushi. Megjithatë, drejtori sportiv i skuadrës nga periferia e kryeqytetit ka shkruar një status në rrjetet sociale, por që nuk dihet se kujt i është drejtuar, duke thënë se të gjithë ata që flasin pa ditur asgjë, janë thjeshtë kausha pa fara.
"Ata që flasin pa ditur asgjë janë thjeshtë kausha...por që nuk kanë as fara brenda.Përpara se të sajoni dhe hidhni baltë mbi djersën e të tjerëve, sigurohuni përpara pasqyrës që e keni të larë mirë fytyrën tuaj", shkruan Matraxhiu.

Poll
