
Vedat Muriqi është lojtari më i ri i Mallorcas në Spanjë. Kështu është plotësuar dhe dëshira e tifozëve të Mallorcas, të cilët e kërkon Muriqin në skuadër, pas gjysmës së dytë të sezonit që kaloi në huazim nga Lazio.
Arritja e objektivit mbijetesë bëri që tifozët e Mallorcas ta kishin dëshirë kryesore, teksa tashmë pritet të shihet si do shkojë sezoni i ri në La Liga. Prezantimi i tij në rrjetet sociale nga Mallorca është epik.
Për të parë foton, ju duhet të pranoni kushtet e "Twitter", pasi klubi i La Ligas e ka quajtur foto me përmbajtje sensitive. Pirati, siç e njohin në Spanjë, është më i motivuar se kurrë për të dhënë maksimumin pasi te ky klub rigjeti formën e tij më të mirë.
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) July 22, 2022
Poll