Florent Hasani feston sot ditëlindjen e tij të 26-të dhe urimet për të janë të shumtë. Klubi i Tiranës e ka uruar me një postim ndërkohë miqtë, të afërm apo dhe figura të njohura të futbollit shqiptar kanë përcjellë urimet e tyre në rrjete sociale.
Një urim special vjen nga Azerbajxhani me Redon Xhixhën që ndan një foto në InstaStory me mbishkrimin: “Urime ditëlindjen këpuca e artë e Superiores”.
Xhixha dhe Hasani ishin dyshja më e mirë në pjesën e parë të kampionatit, me kurbinasin që kryesonte me 11 gola ndërsa pas largimit në janar, stafetën ia ka lënë pikërisht kosovarit. Anësori po përgjigjet në nivelin e duhur teksa ka marrë përdore bardheblutë dhe tashmë edhe ai është në kuotën e 11 golave, i pari në renditjen e Superiores.