Premier League ka në radhët e saj një nga brazilianët më të spikatur të viteve të fundit. Bruno Guimaraes me afrimin e tij nga Lyon në radhët e Neëcastle, ka marrë vëmendjen e shumë ekipeve që nga janari kur frimosi me “Magpies”.
Braziliani 24 vjeçar ka një histori tepër të veçantë nga nisja e karrierës së tij, deri në ngjitjen në ligën më të famshme të botës. Bruno si çdo fëmijë brazilian ëndërronte për t’u bërë një futbollist i famshëm, dhe kjo u arrit.
Pas gjithë kësaj ëndrre fshihet gjithmonë një person nga familja dhe për Guimaraes është takasia e të atit. Makina e famshe mban numrin 39 që për familjen cilësohet si një numër fatsjellës. Në çdo ekip që Bruno ka luajtuar ka dëshiruar të mbajë veshur këtë numër, i cili tashmë është dhe tatuazh i pandarë i 24 vjeçarit.
Pasi firmosi me Neëcastle Bruno i dhuroi të atit një makin luksoze duke i shprehur mirënjohjen për çdo gjë që ka bërë për atë. Në një postim në rrejtet sociale Bruno shprehet: “Jam i kënaqur të paguaj 1% të asaj që ke bërë për mua babi”, ku ndër të tjera shton: “Nëse unë jam 39% e asaj që ju keni qenë për mua do të jemë i lumtur dhe Matteo(i biri) është fëmija më i lumtur në botë”.
FOTO: