Vllaznia e nisi me pretendime të mëdha sezonin, teksa në fund u duhet të kënaqen me kualifikimin në Europë. Tashmë në klub kanë nisur me lëvizjet e para për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri. Goce Sedlovski është larguar dhe stoli i shkodranëve është i “lirë”.
Por duket se nga radhët e shkodranëve është larguar edhe zyrtari i kuqebluve, Blendi Dibra. Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale. Një foto e fanelës së skuarës së Antalayspor me numri 7 dhe poshtë shkruhet emri Blendi Dibra.
Si mbishkrim për foton, Bidra ka shkruar: “Një kapitull i ri filloi”. Kjo lë të nënkuptohet se tashmë Blendi Dibra mund të ketë marrë ndonjë rol të ri te skuadra turke.
Kujtojmë se Dibra te Vllaznia mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm dhe ishte krahu i djathtë i Presidentit Alban Xhaferi.
[caption id="attachment_694888" align="alignnone" width="1290"] Postimi i Blendi Dibres[/caption]