
Marko Jovanoviç ishte një nga pjesëtarët e stafit teknik te Kukësi. Serbi ishte në rolin e zëvendës trajnerit, por largimi i tij prej presidentit Safet Gjici pasoi më pas me divorcin e Milinkoviç me kampionët e Shqipërisë.
Jovanoviç ka bërë një postim komprementues në rrjetet sociale teksa shfaqet në kohën kur ishte te Kukësi, por poshtë shkruan "Forcat Demat e Kuq" me logon e klubit të Partizanit.
Një sinjal dashurie ky për 15 herë kampionët e Shqipërisë që mesa duket kanë nisur nga puna, në "fshehtësi". Mbetet për t'u parë nëse stafi teknik do të ketë ndryshime te Partizani apo thjesht ky postim tregon simpatinë e trajnerit serb për të kuqtë. /Newsport.al/
[gallery columns="1" size="full" ids="189498"]