Ishim mësuar ta shihnim teksa shkruante, replikonte apo shpesh herë shprehte dashurinë e tij për skuadrën e Tiranës. Familja dhe “Tirona” dy pjesët e pandara të jetës së tij. Red Vogli, basketbollisti bardheblu feston sot 1-vjetorin e vajzës së tij. Për herë të parë gishtat e tij dridhen.
Nuk është ajo dridhja që ndjen nga lodhja pas një fitoreje të bukur në parket, por këtë herë shtatlarti ka triumfuar, ka sfiduar jetën sepse Reina e vogël ka më shumë vlerë se çdo gjë për të. Është vetë jeta e tij, motivi që Redi tanimë preferon të shohë vetëm përpara.
Bukuroshja e vogël e ka bërë të dridhet nga emocionet e
ndoshta në faqet e tij të shkojnë dhe lot lumturie. Përmes një statusi në
rrjetet sociale, lojtari i Tiranës shkruan:
“REINA (MBRETËRESHA E PAQES)
U bëfsh 100 vjeçe zemra ime. Nuk shkruj dot se nuk më punojnë gishtat nga
emocionet. Di të them që sa të jem gjallë dhe sa të kem fuqi do të mundohem që
ty mos të mungojë asnjë gjë. Gëzuar ditëlindjen e parë jeta ime. Të dua aq shumë
sa nuk di ta përshkruaj. Festofshim sa më shumë bashkë familjarisht dhe me të
gjithë njerëzit e afërm që na rrethojnë. ZOT FALEMINDERIT”, përfundon mes
emocionesh lojtari i skuadrës së Tiranës në basketboll për meshkuj.
Edhe redaksia newsport.al bashkohet me gëzimin e Voglit dhe në këtë ditë speciale të jetës së tij, uron dhe shumë vite të lumtura për bukuroshen e vogël, Reinën.
