Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ FSHF dërgon një furgon me turista në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ FSHF dërgon një furgon me turista në Shkodër

Federata Shqiptare e Futbollit ka udhëtuar sot drejt Shkodrës për një vizitë “kontrolli” në stadiumin e rikonstruktuar të Shkodrës . Brenda në mjetin e udhëtimit ndodhet një pjesë e mirë e stafit të FSHF-së. Siç duket përfundimi i punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”, ka nxitur kureshtjen e këtyre njerëzve që punojnë pranë FSHF-së për të parë shtëpinë e dytë të kombëtares Shqiptare të Futbollit. Pjesë e delegacionit janë njerëz të njohur të futbolldashësve shqiptarë si Tani Kadia administrator i stadiumit “Elbasan Arena”, Tritan Kokona, që është zëdhënësi për shtyp i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lysien Nyrishmi shefi i sektorit të garave pranë FSHF-së dhe Endi Hyka me detyrën specialist. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe Denis Bastari që ka shoqëruar përfaqësuesen kuqezi kudo që ka udhëtuar, duke qenë në një post menaxheri pranë Federatës Shqiptare.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga