Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Eneo BITRI nuk ndahet nga Partizani, kësaj rradhe e ka me Muratajn dhe Telushin: Më ka marrë malli t’ju shoh duke fituar

Shkruar nga NEWSPORT

Eneo Bitri ishte një tjetër largim i rëndësishëm i Partizanit në merkaton e janarit pas Xhulio Skukës. Kapiteni i kuq la Shqipërinë për të kaluar në Çeki te Barnik Ostrava mirëpo një dëmtim e ktheu sërish në kryeqytet por vetëm për terapi.

Herë pas here është shfaqur pranë skuadrës si fizikisht por edhe virtualisht me komente në faqen e klubit. Ditën e djeshme, Partizani kishte pubplikuar foto nga seanca stërvitore dhe foto kryesore ishte ekipi fitues në minindeshjen brenda ekipit.

Duke parë mungesën e Valentino Muratajt dhe Bruno Telushit në këtë mini-ekip, Bitri nuk ka nguruar t’i ngacmojë ish-shokët e tij me të cilët ruan një marrëdhënie shumë të mirë jashtë fushës.

“Më ka marrë malli t’ju shoh në foto”, komenton Bitri duke i bërë tag 2 lojtarëve. Ndërkohë që Murataj i është përgjigjur pak më vonë: Nuk fitojmë lojëra popullore ne.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga