Tirana dhe Vllaznia do përballen sot për kampionatin e basketbollit për femra. Pjesë e skuadrës bardheblu është edhe vajza e Ernest Gjokës, Dea. Trajneri i mirënjohur i ka uruar suksese së bijës, teksa nuk harron të tregojë se është një tifoz i Tiranës.
“Përgjithmonë bardheblu”, shkruan trajneri Gjoka, që në Shqipëri ka drejtuar disa skuadra të njohura. Sezonin e shkuar Gjoka u shpall kampion me Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut, teksa për disa muaj është në pritje të një tjetër skuadre. Sot në 17:00 në “Asllan Rusi” duket se i pranishëm do jetë edhe Ernest Gjoka, në mbështetje të bardhebluve dhe të së bijës.

Poll