Korabi luan nesër në orën 17:00 ndaj Apolonisë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Takimi vlen për finalen e “play off” të Kategorisë së Parë. Fituesi do ketë përballë Egnatian, për të diskutuar një biletë në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm.
Bashkia Dibër ka ndjekur shembullin e Fierit, duke afruar transport falas për tifozët që duan të jenë prezent në sfidën vendimtare të Korabit. “Njoftim! Nesër mundësohet transport falas për tifozët që duan të vijnë në mbështetje të ekipit! Nisja do të bëhet nesër në orën 11:30 tek Pallati i Sportit. Për prenotim telefono në numrin +355684780248”, shkruan Korabi në rrjetin social Facebook.

Poll